Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha me vendin e saj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili të shëndetshëm jetese, historia e saj po rikthehet në vëmendje përmes serialit të ri të Netflix, “Apple cider vinegar”. Megjithatë, ajo mbetet ende një figurë e diskutueshme në Australi, ku autoritetet po përpiqen të rikuperojnë gjobat e papaguara për mashtrimin e saj.

Gibson u gjobit në vitin 2017 me 410,000 dollarë australianë për mbledhje fondesh të rreme me premtimin se do t’i dhuronte për bamirësi. Vetëm 2% e të ardhurave nga aplikacioni i saj “The Whole Pantry” dhe libri i gatimit shkuan për qëllimet e premtuara. Gjykata e ndaloi gjithashtu që ajo të bënte pretendime të pabazuara shëndetësore.Sipas autoriteteve të shtetit të Viktorias, përpjekjet për të mbledhur fondet vazhdojnë ende, përfshirë bastisje të pasuksesshme të shtëpisë së saj. Megjithëse nuk u përball kurrë me akuza penale, rasti i saj ka nxitur ndryshime të rëndësishme në ligjin australian.

Në vitin 2022, u forcuan rregullat për pretendimet shëndetësore, me gjoba shumë më të larta dhe ndalim të dëshmive të paguara për produkte terapeutike. Netflix nuk e përfshiu Gibsonin në realizimin e serialit dhe ajo nuk ka komentuar publikisht për çështjen prej vitesh.

Ndërkohë, seriali është vlerësuar për ekspozimin e mashtrimeve në kulturën e mirëqenies online, por ka shkaktuar edhe kritika, përfshirë nga një familje australiane që ndjeu se ngjarjet e tyre të dhimbshme ishin përdorur pa ndjeshmëri./E.S

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV