Historia nga Maliqi, sakrifica e babait që i çon fëmijët në shkollë me kalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit e tij në shkollën e Novoselës, fshat të cilin fëmijët duhet ta përshkruajnë mbi kalë për rreth 1 orë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Babai hero përballet çdo mëngjes me kapriçot e motit, dëborë, shi apo diell përvëlues – vetëm që fëmijët e tij të mos mbeten pas me mësimet.

“Po bëj 7 vite që i kam regjistruar në shkollën e Novoselës, për të mos i lënë fëmijët pa shkolle. E vështirë pa e vështirë fëmijët nuk duhet t’i lësh pa shkollë. Mban gati afër një orë mban, kur është shumë ftohtë i veshim mirë, i mbulojmë me mushama që mos ftohen. Dy orë, deri sa vetë unë. Nuk e kemi ditur vet shkollën çfarë ka qenë, kemi vuajtur, shyqyr na ka mbajtur koha mirë”,-tha Genci Limanllari.

Në një kohë kur shumica e prindërve kërkojnë komoditet, ky baba zgjedh sakrificën si mjet për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai tregon se ndihma nga shteti mungon.

“Çfarë ti them unë shtetit? Ata e dinë vet. Ata më thanë bëj shtëpitë këtej poshtë, nuk kanë nevojë fëmijët vetëm për shtëpi, por e për të ngrënë e veshur. Unë kam 4 lopë, e ato nuk i kam të miat. Vetëm një lopë kam nga bonus i Ramës, bleva një lopë. Mos i humbja lekët, kur të vazhdojë shkollën do e shes e t’ua jap për të vazhduar shkollën. Me 150 lekë ndihmë ekonomike marr. Shes pak qumësht, nuk shes dot viçin e t’ia jap fëmijëve të mi. Jetë e vështirë po ç’të besh? “-shtoi kryefamiljari.

Edhe pse me mundësi të kufizuara, Genci tregon se do të vijojë këtë ritual deri sa fëmijët e tij “të dalin në ballë jetës “

Lexo edhe :  Rama në Peshkopi me Noizy: Do jesh i pari që do futesh nga Maqellara me Lamborghini

Genci Limanllari është shembulli i një prindi që nuk dorëzohet, duke e kthyer çdo mëngjes të vështirë në një hap drejt së ardhmes për fëmijët e tij.

“Me kalë vij. Nuk kam frikë Mbahem këtu e rri. Nuk mërdhij”,-thot njëri nga fëmijët. m.p.

Të fundit

Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar...

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas një muaji takimesh me qytetarët...

Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me tumorin në tru: Deri para disa javësh nuk e dija..

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me një rrëfim prekës në rrjetet...

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Lajme të tjera

Web TV