Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash.

Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori i OSHEE, Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësues të opozitës, teksa po lëviznin me një automjet me targa franceze.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Eduart Ndocaj thotë se ka bërë denoncimin në SPAK në lidhje me rastin, pasi është i bindur se dy zyrtarët po blinin vota. Ai ka publikuar edhe një video të regjistruar nga vendi, ku ironizon se nënkryetari i bashkisë është në krye të detyrës, duke nënkuptuar blerje votash.

“Nënkryetari i bashkisë është në krye të detyrës. Thanë se kanë ardhur të shohin koshat e mbeturinave. Nuk kanë pasur vakt ditën socialistët, por e bëjnë këtë natën”, thotë Ndocaj në video, teksa shton se kanë përdorur edhe një automjet me targa franceze për të mos rënë në sy.

Në një deklaratë për mediat sot, Ndocaj pretendon se e kanë ndjekur makinën e zyrtarëve socialistë për disa orë dhe se janë ndaluar në zonën e malësisë së Lezhës pasi dyshohej se po mblidhnin vota për PS.

“Kishim që në orën 17:00 që ndiqnim një makinë me targa franceze, drejtori i OSHEE Andi Marku dhe nënkryetari rreth orës 23:00 janë bllokuar nga forcat e policisë, duke dyshuar se këto po hynin nëpër familje të zonës së Malësisë së Lezhës dhe kam bindjen se po manovrojnë duke devijuar votën e qytetarëve duke kërcënuar dhe blerë. Kam bërë edhe denoncim në SPAK në faqen online. Jam i bindur se bashkia Lezhë ka lëshuar këlyshët e saj që i paguajmë me taksat tona për të manipuluar qytetarët.”, thotë mes të tjerash ai.

Lexo edhe :  PD publikon denoncimet e emigrantëve në Greqi: Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë?

Denoncimin për këtë rast e bëri vetë drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjete sociale./E.S

Të fundit

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e takimeve të planifikuara me zyrtarët...

Hapet spitali i parë në botë me 14 mjekë robotë!

Kina ka hapur spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, me 14 mjekë AI në staf. Spitali është krijuar nga...

Lajme të tjera

Web TV