Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, mëngjesin e sotëm në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore.
Mësohet se në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët dyshohet se janë shtetas indianë ose pakistanezë. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda.
Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë./E.S