Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

Teksa prezantoi kandidatët për Kavajën, Rama premtoi se do të vijojë transformimin e qytetin nëse merr votëbesimin e qytetarëve në 11 maj.

“Kemi sjellë këtu mamicën (Spiropalin), kryetaren e Kuvendit, Milvën, Edin që është çuni juaj. Me të gjithë këta bashkë kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, tanimë një figurë e historisë së PS, por edhe protagonist i ndryshimeve demokratike. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi me të gjithë. Nëse Kavaja do që ta rimarrim nga e para me vrull transformimin e qytetit, duhet të na votojë ne”.

Duke i krahasuar sërish këto zgjedhje me ato të vitit 1992, Rama u kërkoi të mos votojnë atyre që kanë në planin të zgjedhin PD-në.

“Nëse Kavaja do që të mos mungojë në takimin historik në 11 maj, drejt statusit të ri të shqiptarit të Europë, duhet të bëhet shumicë për PS-në. Ne shkojmë në zgjedhje për të zgjedhim kalin më të fortë që çon para karrocën. Si mund të vazhdohet, se ma tha një zonjë na kanë thënë që ne të kujdesemi për të moshuarit, si qenka tani të zgjedhim një të moshuar të na qeverisë.

Ata që e kanë kaq problem fytyrën time, që më kanë problem mua dhe nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata të mos shkojnë fare në votim. Jo të hidhen në kënetë. Ne mezi e nxorëm Kavajën nga këneta”. m.p.

Të fundit

Rama: Fieri është kryeqyteti i socialistëve! I kemi dhënë dinjitet flamurit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Fierin si takimin e fundit elektoral për sot. Rama: "Është një det kuqezi dhe s’ka si...

VIDEO: Tifozët e Real Madridit falenderojnë Interin për eliminimin e Barcelonës

Tifozët e Real Madridit duket se po prisnin me padurim disfatën e Barcelonës në Champions League. Disa prej tyre falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit...

Arrestimi i kandidatit në Sarandë, avokati: Personat ia dhanë për denigrim para zgjedhjeve

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi. Mësohet se Isufi është arrestuar në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, teksa ka...

PE “urdhëron” Kosovën të vazhdojë reformat për anëtarësim në BE

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Te mbledhur ne nje seance parlamentare ne Strasburg, Eurodeputetet diskutuan raportin e z. Riho Terras i cili ka vizituar Prishtinen dhe...

Berisha dështon me mitingun në Korçë! Rama e mbushi sheshin plot, PD ‘gjysmake’

Teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Pak...

Lajme të tjera

Web TV