Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e takimeve të planifikuara me zyrtarët amerikanë,” lështu deklaruan nga zyra e Presidencës, por pas një hetimi është zbuluar se nuk është e vërtetë.

Vuçiç, presidenti i Serbisë është përfshirë në një incident të pazakontë ku sipas raportimeve të disa mediave dhe dëshmive nga komuniteti serbo-amerikan, ai dyshohet se ka tentuar të marrë pjesë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridës, Byron Donalds, duke përdorur një emër të rremë, si “Aleks Vuçi”.

Lajmi u bë publik nga Aleksandar Joviçiç, anëtar i organizatës “Serbët për Trump 2024”, i cili pretendon se Vuçiç është kapur në shkelje të protokolleve ligjore dhe është larguar me mirësjellje nga autoritetet amerikane.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e cilësoi këtë ngjarje si “një turp kombëtar dhe dëm të madh diplomatik e gjeopolitik”.

“Presidenti është kapur duke tentuar të hyjë me emër të rremë dhe është detyruar të largohet. Ky është një akt që na ka turpëruar para botës dhe ka krijuar tensione të panevojshme diplomatike,” tha Mihailoviç.

Vuçiç është kthyer menjëherë në Beograd pas incidentit. Autoritetet shtetërore dhe mediat zyrtare në Serbi e justifikuan rikthimin e tij të papritur me probleme shëndetësore, ndërkohë që opozita dhe zërat kritikë e kanë lidhur kthimin me incidentin në SHBA dhe refuzimin e takimit me Vuçiç nga ana e presidentit Donald Trump./E.S

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV