Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe sot në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë, e cila po ashtu në fund regjistroi shifrat 3-3.

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.

Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen.

Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.

Nëse në pjesën e parë dominoi Interi, në të dytën ndodhi e kundërta. Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit fillimisht ngushtuan shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.

Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin.  Minutat e mbetura folën vetëm për katalanasit dhe mundi i tyre u shpërblye në minutën e 88-të, ku Raphinha shënoi golin e përmbysjes së madhe. Tentativa e parë e brazilianit u ndal nga Sommer, por jo e dyta, topi përfundon në rrjetë dhe Barcelona feston golin e tretë.

Lexo edhe :  Rriten çmimet për finalen e Final Four, bileta më e lirë 1000 lekë, më e shtrenjta 5000

Kur katalanasit po bëheshin gati të nisin festën, Inter gjen forcën dhe barazon shifrat me Acerbi-n. Dumfries përfiton nga një gabim fatal i Cubarsi dhe pason në zonë ku Acerbi bën rolin e sulmuesit dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 3-3. Duke ditur që edhe ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim 3-3, sfida shkon në shtesën prej 30 minutash. m.p.

Të fundit

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim nga SPAK. Në një konferencë për...

Lajme të tjera

Web TV