Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke dëmtuar dy shtëpi pranë vendit të ngjarjes.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë, ndërsa policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës. Tym i dendur u pa duke u ngritur nga çatia e një shtëpie në lagjen Ëood Ranch, një komunitet që ndodhet rreth 80 kilometra në veriperëndim të Los Angelesit.

PAMJE/ Tragjike në Los Angeles, humbin jetën personat në bord

Pamje nga vendngjarja

Mbetjet e avionit u gjetën midis dy shtëpive të përfshira nga zjarri. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Ventura, në momentin e incidentit banorët ndodheshin brenda, por fatmirësisht u evakuuan në kohë dhe nuk pati të lënduar. Autoritetet raportuan se të dy shtëpitë pësuan dëme strukturore dhe u prekën nga flakët.

Rreth 40 zjarrëfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion në lidhje me pilotin e aeroplanit RV-10. Ata gjithashtu nuk thanë se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin./E.S

Të fundit

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar Ergys Isufin, kandidat i forcës politike “Shqipëria Bëhet”, pasi është kapur në flagrancë me...

VIDEO: Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, pamjet nga incidenti

Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij janë konfliktuar me një...

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Lajme të tjera

Web TV