Sondazhet e fundit para 11 majit: Lapaj dhe Shehaj mund të marrin gjithsej 275 mijë vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Surpriza e zgjedhjeve të 11 majit pritet të jenë partitë e reja. Saktësisht, dy më të zëshmet e momentit dhe me përqindjet më të larta në sondazhe, “Mundësia” e Agron Shehajt dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.

Sipas Euronews Albania, PS do të marrë mesatarisht 48,2% të votave në rang kombëtar. PD ka pësuar rënie, duke e parë veten në 31,9%.

Nëse dy partitë e mëdha kanë gjithsej rreth 80% të votave, me një llogari të thjeshtë i bie që mbi 800 mijë shqiptarë do të votojnë Ramën dhe 537 mijë shqiptarë do të votojnë Berishën.

Po sa vota do të marrin Shehaj dhe Lapaj? Euronews Albania e sheh Lapajn në kuotën 7,9%, kurse Shehajn në kuotën 7,5%. Kjo do të thotë se ky sondazh parashikon rreth 130 mijë vota për Lapajn dhe 125 mijë vota për Shehajn.

Askush nuk e parashikon dot me imtësi numrin e mandateve që do të fitojnë këto dy parti, por gjithsej ato kanë rreth 275 mijë vota. Nëse do të garonin në një listë të përbashkët, do të mund të fitonin minimalisht 11 mandate. Shohim sa do të fitojnë secili më vete. m.p.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV