Kallëzuan Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor/ SPAK rrëzon PD-në: S’ka vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.

Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik të pretenduar dhe dorëzuar, nga emisioni i televizionit të familjes së Sali Berishës, në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.

Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme.

Kllapi konstaton se bazuar në denoncimin e PD-së dhe Nokës me numër 145, i datës 5 maj të këtij viti, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Noka.

Më tej i detajuar në këtë konkluzion juridkik jepen shpjegimet e nevojshme mbi filmimin dhe bisedën telefonike, ku nuk provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kërkon votën për Partinë Socialiste. m.p.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV