Ushtria izraelite paralajmëron njerëzit të largohen nga zonat afër aeroportit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Ky paralajmërim vjen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit.

Tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe rebelëve Huthi të Jemenit, sepse grupi i lidhur me Iranin po vazhdon të kryejë sulme si përgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Mosevakuimi ju vë në rrezik”, tha ushtria izraelite drejtuar njerëzve në Sana. Ajo e publikoi një hartë të zonës përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas.

Izraeli e sulmoi portin e Hudejdës në Jemen të hënën, duke i vrarë katër njerëz dhe duke i plagosur 39 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua për hakmarrje pasi një raketë e lëshuar nga rebelët Huthi ra pranë Aeroportit Ben Gurion të Izraelit.

Sulmoi i detyroi kompanitë ajrore evropiane dhe amerikane t’i pezullojnë fluturimet drejt Tel Avivit për disa ditë.

Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, siç thonë ata, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Të fundit

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat...

“Kemi 40 mijë vota në Tiranë”, Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë. Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij...

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u shpreh se Partia Socialiste merr...

Lajme të tjera

Web TV