VIDEO/ E mbajnë nga krahët, Ronaldo ‘Fenomeni’ filmohet i dehur! Acarohen tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre, kjo pasi ekipi u rrëzua sërish nga La Liga. Braziliani duket se ka dështuar në këtë përvojë si president dhe e ka nxjerrë në shitje klubin.

Të shtunën gjatë ndeshjes kundër Barcelonës, grupe të organizuara protestuan kundër ish-sulmuesit të Interit, Real Madridit dhe Milanit, duke hedhur në fushë 60 mijë kartëmonedha me imazhin e Ronaldos dhe fjalët: “Shko në shtëpi”.

Por kjo nuk është e gjitha pasi Ronaldo u filmua në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll, dukshëm i dehur. Imazhet u bënë virale në mediat sociale, duke indinjuar më tej tifozët e Real Valladolid vetëm disa orë pas një tjetër humbje të sezonit.

Tifozët e kanë vlerësuar këtë lloj sjellje si të papranueshme nga presidenti i klubit të tyre./e.t

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV