Xhonatan Islami u rrëzua me parashutë, Roza Lati: Shqiponjat nuk vriten kollaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Xhonatan Islami pësoi një incident në ajër. Të gjithë u shqetësuan për shëndetin e tij, ndërkohë që padyshim të shumta kanë qenë pyetjet që janë adresuar edhe në llogarinë e Roza Latit, partneres së tij.

Së fundmi ka qenë vetë Roza që përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ka qetësuar fansat dhe ndjekësit duke u thënë që Xhonatani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është çdo gjë ok. Shëndosh e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë”, shkruan Roza, ndërkohë nga ana tjetër, vetë Xhonatani na ka treguar se po vijon aktivitetin e tij dhe ndodhet më në formë se asnjëherë.

Kujtojmë se pasditen e së premtes, pas një takimi elektoral po jepej një shfaqje me parashutë dhe kush më mirë se Xhonatan Islami, i njohur për këtë sport gjerësisht, mund ta realizonte një spektakël të tillë.

Por, fatkeqësisht jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve! Islami pësoi një defekt në anën e majtë të motorit, duke rënë në plazhin e Potamit ku dhe kishte fëmijët duke luajtur./E.Ç

Të fundit

Zgjedhjet nën Lupë: Premtimet që do të kujtojmë, dhe ato që duhet të harrojmë

NGA EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, një analizë e premtimeve elektorale të...

Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Tirana në kolaps rrugor

Nga Leonard Veizi Giro d’Italia, krenaria italiane mbi dy rrota, zbriti edhe në Shqipëri. Katër ditë – jo shaka! Tirana nuk është më e jona. Është e...

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri. Si komportohet...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV