“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen nga dhuna e presioni, por të mbështesin vlerat dhe parimet. Një ftesë bëri edhe për socialistët që janë zhgënjyer sipas tij nga qeverisja e Edi Ramës.

“Kjo dëshirë dhe entuziazëm për të ndryshuar këtë realitet tregon se akoma ka shpresë se qytetarët. Përtej çdo dhune, presioni kanë zgjedhur të mos përkulen, por të qëndrojnë me dinjitet, parimeve dhe vlerave që askush më mirë se Shkodra nuk i përfaqëson. Le të vazhdojmë të shohim përpara me optimizëm dhe bindjen e plotë se me 11 maj do të jetë fillim i ri për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, fillimi i shpresës.

Le të bëhemi fryma e vërtetë e ndryshimit që kërkon gjithë Shqipëria. Të na bashkohen çdo qytetar i lirë i këtij vendi. T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve që edhe si ne vuajnë se vetëm një grusht i vogël njerëzish rreth pushtetit sot mund të ndihen mirë. Le t’u kërkojmë çdo qytetari të ndershëm të na bashkohet në rrugëtimin tonë drejt fitores së sigurt të 11 majit.”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës të 11 majit duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me çdo qytetar, që t’i drejtohen kutive të votimit duke mbështetur programin e PD. m.p.

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV