13 gola, Interi kalon Barçën, një përballje dramatike që hyri në historinë e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi është finalist i parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra zikaltër ka arritur të sigurojë finalen pas një ndeshje të çmendur të fituar me shifrat 4-3 ndaj Barcelonës, në një duel që do të kujtohet gjatë si ndër më emocionuesit e këtij turneu.

Ashtu si në ndeshjen e parë që u mbyll 3-3, edhe sfida në “San Siro” kishte përmbysje të vazhdueshme situatash, me skuadrat që krijuan e shpërdoruan raste të shumta.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Lautaro Martinez dhe dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë falë një penalltie nga Calhanoglu.

Por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre të fundit, të cilët në pjesën e dytë bënë të pamundurën.

Në minutën e 54-t, Eric Garcia ngushtoi shifrat dhe pas gjashtë minutash, Dani Olmo riktheu baraspeshën.

Në minutën e 87-të, Raphinha shënoi dhe golin e tretë për katalanasit, me shpresën që vulosi çdo gjë, por ishte Acerbi ai që në minutën e fundit riktheu sërish baraspeshën, duke çuar sfidën në shtesë.

Pas 90 minutave, ishte radha e shtesave për të dhënë spektakël.

Në minutën e 99-të, ishte Frattesi që përmbysi sfidën për herë të dytë, kësaj radhe në favor të Interit.

Pjesa tjetër nuk prodhoi më gola, me Interin që arrin kështu i pari finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, aty ku do të presë fituesin e çiftit PSG-Arsenal./E.S

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV