Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Me një karrierë të konsoliduar në Kuvend dhe një eksperiencë të gjatë në fushën juridike dhe institucionale, Felaj vjen si një ndër figurat që mishërojnë përfaqësimin me integritet dhe vlera të mëdha njerëzore.
Ajo është angazhuar për vite me radhë në komisione të rëndësishme parlamentare dhe ka dhënë sistematikisht një kontribut të veçantë në forcimin e shtetit ligjor dhe mbikëqyrjen demokratike të institucioneve.
Ndryshe nga kandidaturat tipike me të cilat jemi mësuar ndër vite në Shqipëri, me individë të cilët tentojnë ta fitojnë vëmendjen vetëm duke ngritur zërin apo duke përdorur banalitete, Ermonela Felaj Valikaj ka qëndruar e njëjta, duke zgjedhur edukatën para vulgaritetit dhe qetësinë para impulsit apo pompozitetit të pakuptimtë.
Gjatë fushatës, Felaj është shprehur se prioriteti i saj do të jetë forcimi i institucioneve publike dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Ajo gjithmonë nënvizon fuqimisht rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin lokal, duke u dhënë zë qytetarëve në vendimmarrje dhe duke punuar për një administratë sa më të përgjegjshme.
Me një profil të lartë profesional dhe politik, Ermonela Felaj Valikaj shihet si një kandidate që mund të japë një kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Tiranës.
Partia Socialiste ka shfaqur gjithmonë besim në përvojën dhe aftësinë e saj për të çuar përpara axhendën progresiste dhe zhvillimore të forcës politike në pushtet. Kandidatura e saj nuk është thjesht politike, por e përfaqësimit të njerëzve të thjeshtë, të cilët besojnë se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me punë serioze dhe angazhim gjithëpërfshirës. m.p.