Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë.

Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar penalisht për shkatërrim prone. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë

Goditi me gur, xhamin e një bankomati, identifikohet, kapet dhe arrestohet 50-vjeçari.
50-vjeçari, i proceduar penalisht disa herë, për shkatërrim prone.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./E.S

Të fundit

‘Certifikohet’ Aeroporti i Vlorës, ulet avioni i parë! Fluturimet e para nisin në verë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që...

Rritja e çmimeve në muajin prill/ Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në...

Feston sot ditëlindjen, Ledioni i bën urimin e veçantë Gjestit

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë vërshuar në rrjetet sociale. Por ndër të gjitha...

“Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013”, kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë...

Berisha shmang përgjigjen për ‘non gratën’: U dënua vendimi i Blinken, s’kam kërkuar vizë

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike sot bëri me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA. Kryedemokrati Sali Berisha...

Lajme të tjera

Web TV