Hetimi i krimeve zgjedhore/ 44 kallëzime penale për parregullsi, 20 procedime të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve.

Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, burimet e kallëzimeve janë të ndryshme: në 19 raste ato janë bërë nga policia gjyqësore, në 9 raste nga SPAK, në 6 raste nga subjekte politike, 8 janë nisur kryesisht dhe 2 nga qytetarë.

Disa nga shifrat kryesore përfshijnë:

-Fieri me 5 kallëzime dhe po kaq procedime penale të regjistruara.

-Dibra me 9 kallëzime, por vetëm një procedim të hapur deri tani.

-Tirana me 7 kallëzime, ndërsa hetimet për to janë në proces verifikimi.

Nga 44 kallëzimet, janë regjistruar 20 procedime penale që po hetohen në disa prej prokurorive më të mëdha të vendit:

-Fier: 5 procedime (për vepra si cenimi i zgjedhjeve të lira dhe përdorimi i pasurisë për blerje votash)

-Elbasan: 4 procedime (përfshirë dhe akuza të tjera si moszbatimi i urdhrave të ligjshëm dhe fshehje të sendeve)

Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Durrës, Dibër: me 1-2 procedime secila, kryesisht për “përdorim të funksionit publik për fushatë” dhe “korrupsion zgjedhor”.

Një kallëzim i Prokurorisë Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier i janë dërguar për kompetencë SPAK-ut, ndërsa pjesa tjetër e dosjeve ndodhet ende në fazën e verifikimit.

Autoritetet thonë se do të vijojnë ndjekjen e çdo rasti që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe nënvizojnë se bashkëpunimi me qytetarët dhe institucionet është thelbësor për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme./E.S

Të fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për...

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Lajme të tjera

Web TV