“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa ka dhënë një mesazh të fuqishëm drejtuar shqiptarëve në mbarë botën.

“Forca shqiptarët e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Amerikës e kudo në botë! Për fatin europian të kombit tonë, për Shqipërinë 2030 në BE, për pasaportën tuaj europiane kuqezi, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë statusin e qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Europës,” u shpreh Balla në një postim në rrjete sociale.

Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të pengojë procesin e votimit të diasporës përmes propagandës dhe lajmeve të rreme.

“Motra dhe vëllezër, këneta nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës dhe ka bërë gjithçka për ta penguar realizimin e këtij momenti historik, kur shqiptarët anembanë botës po dërgojnë me postë votëbesimin e tyre për drejtimin e Shqipërisë,” theksoi Balla.

Sipas tij, “është e qartë se filmi i parë shumë herë për mosnjohjen e zgjedhjeve, këtë herë po xhirohet edhe me votën e diasporës.”

Ai i bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të mos dekurajohen, por të vazhdojnë të dërgojnë zarfin me fletën e votimit.

“Ndërsa të gjithë duhet t’i bëjmë thirrje të nisin zarfat me fletët e votimit, këneta synon që përmes dezinformimit të dekurajojë diasporën. Por vota e diasporës dhe këtu brenda në Shqipëri do ta thajë përfundimisht kënetën, megjithë buf, bretkosa, gjarpërinj e çfarëdo që ka brenda,” përfundoi Balla.

Balla akuzon Partinë Demokratike dhe liderin e saj se me të tilla deklarata kanë ndërtuar ndër vite një “fushatë të vazhdueshme dezinformimi me qëllim delegjitimimin e institucioneve dhe të proceseve zgjedhore. Kjo traditë që po vazhdon edhe në këtë fushatë ku nëpërmjet shpifjeve të njëpasnjëshme për gjoja përdorim të administratës në zgjedhje, frikësim të votuesve dhe përralla me patronazhistë, manipulimit të zarfeve të diasporës, akuzave për blerje votash, urdhrave inekzistentë për fotografim të votës apo të tjera pretendime, demokratët dhe Sali Berisha po përgatisin alibinë e radhës me të cilën do dalin para votuesve të tyre si humbës më 12 maj.” m.p.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV