Tifozët e Real Madridit duket se po prisnin me padurim disfatën e Barcelonës në Champions League.
Disa prej tyre falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit me fitoren e mbrëmshme në Milano në kohën shtesë. Tifozët madrilenë vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter).
Real Madridi u eliminua nga Champions League në çerekfinale nga Arsenali, skuadër e cila sonte luan kundër PSG-së në Paris. m.p.
🇮🇹 “¡GRAZIE INTER!” 🇮🇹
🪧 Pancartas de agradecimiento en Valdebebas a los equipos que han eliminado al Barça en Champions y Euroliga.
📹@marcosdlarocha pic.twitter.com/d8yKfwmqvP
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 7, 2025