Zhduket pa gjurmë 16-vjeçari shqiptar në Irlandë, dyshohet se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Belfast-it ka lëshuar një apel për ndihmë pas zhdukjes së një 16-vjeçari shqiptar, Marvin Gjuzi, i cili është parë për herë të fundit më 1 maj, rreth orës 13:00, duke ecur drejt Monagh Bypass. Autoritetet shprehen të shqetësuara për fatin e të miturit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion, të kontaktojnë policinë.

Ky nuk është rasti i parë që autoritetet britanike raportojnë zhdukjen e të miturve shqiptarë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Sipas mediave lokale, shumë prej tyre largohen qëllimisht për të shmangur dëbimin kur mbushin moshën 18-vjeçare, duke u strehuar në komunitetin shqiptar dhe duke qëndruar jashtë sistemit ligjor.

Policia vijon hetimet për të rënë në gjurmët e Marvin Gjuzit.

Njoftimi  i plotë i policisë së Belfast-it:

Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.

Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.

Të fundit

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Shqipëria ngjyroset rozë!/ Vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me...

Pjesëmarrje e ulët në votime, shqiptarët “refuzojnë” politikën

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025-ës ka rënë ndjeshëm ku deri në orën 19:00, pjesëmarrja ishte 41.37 %, por pa llogaritur votën e Diasporës, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV