10% e të pasurve të botës përgjegjës për rritjen e temperaturës globale që nga viti 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit e planetit janë përgjegjës për rreth 65% të rritjes së temperaturës globale që nga viti 1990. Ndërkohë, vendet dhe komunitetet më të varfra vuajnë pasojat më të rënda të krizës klimatike, përfshirë valët e të nxehtit dhe përmbytjet ekstreme.

“Studimi ynë tregon se ndikimet klimatike ekstreme nuk janë pasojë e emetimeve globale në përgjithësi, por lidhen drejtpërdrejt me stilin e jetesës dhe zgjedhjet e investimeve – të cilat nga ana tjetër janë të lidhura ngushtë me pasurinë,” tha Sarah Schöngart, autorja kryesore e studimit.

Sipas të dhënave, në vitin 2020 temperatura mesatare globale ishte 0.61°C më e lartë se në vitin 1990. Nga kjo rritje:

10% më të pasurit (me të ardhura mbi 42,980 euro në vit) janë përgjegjës për 65% të emetimeve që shkaktuan këtë rritje.

1% më i pasur (me të ardhura mbi 147,200 € në vit) kontribuoi në 20% të ngrohjes.

0.1% më i pasur (me të ardhura mbi 537,770 € në vit) është përgjegjës për 8% të rritjes.

“Ndotësit e pasur luajnë një rol kyç në ngjarjet ekstreme klimatike,” shtoi Schöngart, duke theksuar se këto gjetje përbëjnë një argument të fortë për politika klimatike që fokusohen në uljen e emetimeve nga të pasurit.

Ndërkohë, vendet e varfra – shumica pranë ekuatorit – janë më të ekspozuara ndaj pasojave ekstreme klimatike, si rritje e temperaturave, thatësira dhe përmbytje.

Për më tepër, gratë dhe vajzat janë ndër grupet më të prekura, sipas organizatës Climate Refugees. Ato përbëjnë 80% të popullsisë së zhvendosur globalisht për shkak të motit ekstrem. Kriza klimatike, sipas Save The Children, po thellon modelet ekzistuese të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave.

Lexo edhe :  Rama nga Elbasani: Prindërit të votojnë që t'u japin fëmijëve pasaportën europiane

“Ndryshimi i klimës po kontrollon gjithçka. Është koha të flasim për kompensime,” tha Amali Tower, themeluese e Climate Refugees, në një intervistë për Marie Claire Greece./e.s

Të fundit

Trump përshëndet Papën e ri amerikan: Urime! Pres me padurim të të takoj

Presidenti Donald Trump e ka mirëpritur Papa Leon XIV në mënyrën e tij të zakonshme – në platformën e...

Berisha sulmon Ramën nga Shkodra: Hajdut i shqiptarëve, mashtrues dhe banal!

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Shkodër deklaroi se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka vjedhur dhe ka mashtruar shqiptarët. Berisha...

Kush është Papa i ri, Leo XIV?

Në një moment historik për Kishën Katolike, Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, duke marrë emrin Leo XIV. Robert Francis Prevost...

Berisha: Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo...

Diferenca PS-PD shfaqet qartë me dy mitingjet krahasuese, demokratët dështuan

Teksa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Ditën...

Lajme të tjera

Web TV