Agron Shehaj zbulon për herë të parë: Kam një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Shehaj, kryetari i partisë “Mundësia” kthehet në Bolzano të Italisë ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më pas në Firence ku studioi, duke rrëfyer në “Opinion” në Tv Klan jetën e tij si emigrant. Tanimë ai kthehet aty jo si i huaj, por si një politikan që ia ka dalë të realizojë ëndrrat e djaloshit të dikurshëm për vendin e tij.

Ndërsa rrëfen për idenë e biznesit, Shehaj kujton edhe momentin e parë kur është ndier i pasur. Ai thotë se nuk ishte një shifër, por ndjesia se në fund të muajit nuk haste vështirësinë për të mbyllur pagesat.

“Nuk isha me lakun te gryka në punë, në kuptimin që çdo muaj ishte për vite të tëra, çdo muaj unë luftoja që në fund të muajit ne të kishim të ardhura për të paguar rrogat, për të paguar qiratë, për të paguar furnitorët tanë. Çlirimi i parë është në momentin që ti shikon që nuk je më obobo, si do t’ia bëjmë këtë muaj dhe ne i kemi paguar gjithmonë rrogat, kurrë nuk i kemi vonuar rrogat, kurrë sepse ky ishte meraku im më i rëndësishëm. Gjëja më e rëndësishme në biznes është këmbëngulja, të mos dorëzohesh dhe e e dyta, puna, të punosh. Të punosh do të thotë jo thjesht të rrish me orë të tëra aty, por puna do të thotë të gjesh zgjidhje sepse të bësh biznes, do të thotë të zgjidhësh probleme, nga mëngjesi deri në darkë”, tha Shehaj.

Pasuria është një nga pyetjet që mund t’i jetë bërë më shpesh dhe përgjigjja e tij s’ka qenë përfundimtare. Këtë herë, më në fund Shehaj e konkretizon dhe zbulon për herë të parë pasurinë e shumëpërfolur.

Lexo edhe :  PD feston postimin e gazetarit, Rama vijon talljen: "Mendova se u hoq non grata, por..."

-Sa i pasur është sot Agron Shehaj?

Agron Shehaj: Unë e kam një përgjigje tani. Mund të them që kam një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh.

-Ti je nga ata politikanë që ke hyrë i pasur në politikë. Mendon se përgjatë këtyre viteve politika më shumë të ka marrë në aspektin financiar?

Agron Shehaj: Unë po të mos kisha hyrë në politikë në 2017-ën, do të isha minimalisht dyfish më i pasur se ç’jam sot. Do të isha shumë më i pasur se ç’jam sot.

Ai vijon se koha që i ka dedikuar politikës prej momentit që i është përkushtuar, ka marrë një pjesë të mirë. “Unë do të isha një biznesmen shumë më i suksesshëm nëse nuk do të isha marrë me politikë në 2017-ën”, përmbyll Shehaj./tvklan.al/e.s

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare/ Edhe gratë e burgosura të Pojskës do të votojnë

Edhe gartë e burgosura në burgun e Pojskës, do të kenë të drejtë vote. Në zgjedhjet elektorale të 11...

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Lajme të tjera

Web TV