Çfarë e bën tymin në Kapelën Sistine të zi apo të bardhë?Përbërësit që hidhen në dy sobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit që dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine pas votimeve të pasuksesshme.

Ishte një sinjal i qartë për të gjithë besimtarët, që akoma nuk kishte zgjedhje.

Ky sinjalizim vizual ka rëndësi thelbësore për Vatikanin, pasi nuk duhet të lërë vend për keqkuptime. Për këtë arsye, është zhvilluar një sistem i saktë dhe i përpunuar që garanton ngjyrën e saktë të tymit, të zi ose të bardhë, në varësi të rezultatit të votimit.

Brenda Kapelës Sistine ndodhen dy soba, një më e vjetër që përdoret që nga viti 1939, dhe një më e re që u instalua në vitin 2005 dhe është e pajisur me një mekanizëm elektronik për prodhimin e tymit.

Të dyja sobat lidhen përmes një tubi me oxhakun e famshëm që ngrihet përkohësisht në çatinë e kapelës gjatë kohës së konklavit.

Fletët e votimit digjen në sobën e parë, ndërsa soba e dytë është përgjegjëse për prodhimin e tymit me ngjyrën përkatëse, nëpërmjet një fisheku që përmban pesë doza të një përzierjeje kimike që aktivizohen në intervale shtatëminutëshe.

Për prodhimin e tymit të zi përdoret një përzierje që përfshin kalium perklorat, antracen dhe squfur. Antraceni është substanca kryesore që digjet për të dhënë ngjyrën e errët, ndërsa squfuri ndihmon në djegien e tij, pasi është një material me djegie më të lehtë.

Nga ana tjetër, tymi i bardhë kërkon një përzierje më delikate, që përfshin kalium klorat, laktozë dhe rrëshirë pishe.

Rrëshira është përbërësi kyç që prodhon tym të bardhë, falë përmbajtjes së saj në ujë dhe acideve karboksilike. Kur digjen, këto lëndë krijojnë një re avulli, që është në fakt ajo që shfaqet si tym i bardhë.

Lexo edhe :  Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Sipas revistës Scientific American, sistemi është ndërtuar për të prodhuar tym qartësisht të zi ose të bardhë, pa lënë vend për pasiguri apo konfuzion tek publiku./e.s

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV