“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja riafirmon se “rociprociteti dhe drejtësia janë parime thelbësore të tregtisë ndërkombëtare” dhe rrisin qasjen për produktet bujqësore amerikane, tha Trump.

Trump është pajtuar të ulin tarifat për automjetet, çelikun dhe aluminin britanik, ndërkaq Mbretëria e Bashkuar është zotuar se do të blejë më shumë mish amerikan dhe do të përshpejtojë procedurat doganore për mallrat nga SHBA-ja.

Marrëveshja ende nuk është finalizuar, por presidenti amerikan sugjeroi se do të jetë në gjendje të negociojë me shtetet e tjera, pasi tarifat e gjera të vendosura nga ai ndaj shumë shteteve të botës tronditën tregjet globale.

Njoftimi për marrëveshjen nënkupton një fitore politike për kryeministrin britanik, Keir Starmer, dhe i jep një lloj legjitimiteti qëndrimit të Trumpit se qasja e tij ndaj tregtisë mund të rivendosë balancën ekonomike globale, sipas kushteve që ai preferon.

Presidenti amerikan lavdëroi marrëveshjen teksa foli para gazetarëve nga Zyra Ovale.

“Detajet përfundimtare po përpilohen”, tha Trump. “Në javët e ardhshme, marrëveshja do të përmbyllet”.

Presidenti amerikan tha se kjo marrëveshje do të bëjë që të rriten eksportet e mishit dhe etanolit drejt Britanisë, e cila po ashtu do të përshpejtojë procedurat doganore për mallrat amerikane.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se tarifa bazë prej 10 për qind do të mbetet në fuqi, ndërkaq zyrtarët britanikë thanë se tarifat e Trumpit ndaj automjeteve do të ulen nga 27.5 për qind në 10 për qind për një kuotë prej 100.000 automjetesh. Sipas tyre, tarifat e importit për çelikun dhe aluminin nga 25 për qind do të bëhen zero.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për reformën e ligjit për kanabisin

Trump paralajmëroi se kjo marrëveshje, me ruajtjen e tarifës prej 10 për qind, nuk do të jetë një model për vendet e tjera që synojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në.

“Kjo është një normë e ulët”, tha Trump për tarifën e tij prej 10 për qind.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë një bisede telefonike me Trumpin, theksoi rëndësinë e raporteve mes dy vendeve, teksa dy udhëheqësit përkujtuan përvjetorin e fitores në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të jemi në gjendje që të arrijmë këtë marrëveshje të shkëlqyer pikërisht në këtë ditë, 80 vjet më vonë, pothuajse në të njëjtën orë dhe siç ishim 80 vjet më parë, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara krah për krah, mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Starmer.

Më vonë, Starmer foli me punëtorët në një fabrikë të Jaguar Land Rover dhe e lavdëroi marrëveshjen, e cila, sipas tij, do të mbrojë mijëra vende pune në industrinë e automjeteve.

Ai u tha punëtorëve se “ky është vetëm fillimi”, duke shtuar se “po finalizojmë detaje të tjera për të reduktuar barrierat tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe me pjesën tjetër të botës”.

Kjo është marrëveshja e parë që është shpallur që kur Trump vendosi taksa mbi importet, në përpjekje për të rritur prodhimin vendor.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, ai vendosi tarifa ndaj shumë shteteve të botës, përfshirë ndaj aleatëve tradicionalë sikurse Britania, që u godit me tarifa për çelikun, aluminin dhe industrinë e automjeteve.

Më 2 prill, Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj shumë shteteve të botës, por pezulloi zbatimin e tyre më vonë, duke thënë se administrata e tij do të kërkojë të arrijë marrëveshje me shtetet veç e veç në muajt në vijim. m.p.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV