Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe lodhjes mendore.

Të gjitha shumë të rekomandueshme edhe nga mjekët dhe jo më kot.

Ndryshimi që ato sjellin në jetën e përditshme mund të jetë thelbësor.

Sidomos me përhapjen e shpejtë të sëmundjeve që plakin trurin, si dementia apo Alzhaimer.

Kështu kujdesi i duhur merr një rëndësi shumë të madhe e të veçantë. Për këtë arsye në këtë artikull, ju këshillojmë një mënyrë natyrale alternative që ju ndihmon të rrisni kujtesën dhe përqedrimin.

Çfarë ndikon në shëndetin e trurit

Mënyrat natyrale janë në krye të listës përsa i përket kujdesit të shëndetit të mirë.

Studime të shumta tregojnë për mënyrën se si ushqimet ndikojnë në funksionimin e trupit dhe të mendjes.

Ekspertët së fundmi rekomandojnë çajin si një mënyrë për të rritur përqendrimin dhe kujtesën e fortë.

Përveçse për të përballuar gripin, çajin mund ta përdorni edhe si një kurë qetësuese që i dhuron shëndet mendjes tuaj.

Të dhënat për këtë vijnë nga një studim i kryer në Universitetin e Singaporit, ku konsumimi i çajit lidhet me ruajtjen e sistemit nervor.

Përtej kësaj, konsumimi i përditshëm i çajit ka një lidhje të fortë dhe me shëndetin e mirë emocional.

Pra, mund të funksionojë si një kurë edhe kundër sëmundjeve mendore, siç është ankthi apo edhe sëmundjes së depresionit.

Gjatë studimit ku morën pjesë 36 persona mbi moshën 60 vjeç, u vu re se tek ata që konsumuan çaj vazhdimisht kishin një sistem nervor më të fortë.

Këtu përfshihet si shëndeti emocional, ashtu edhe kujtesa e fortë dhe përqendrimi për një kohë të gjatë.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Si ta Konsumoni

Megjithëse mjekët nuk japin ende një sasi të caktuar, mund të filloni me një filxhan në ditë.

Sigurohuni që të zgjidhni gjithnjë ata natyralët dhe sa më të freskët.

Një mënyrë do të ishte konsumimi i çajit të malit, pasi është i pasur në vlera dhe shëndet të mirë.

Përveçse me një aromë dhe shije të mrekullueshme, çaji shqiptar i malit ndihmon edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut, ndihmon në tretjen e mirë dhe funksionon si një antioksidant../E.Ç

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV