Po vendosnin energjisë elektrike në një qendër votimi! Humb jetën elektricisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar këtë të enjte në Kodër Rrëshen, gjatë orarit të punës, teksa po kryenin punimet për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi.

Tre elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendër, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik.

Mësohet se elektricisti që humbi jetën është 34-vjeçari, Emiljano Bunga.

Ndërkohë që dy të tjerët janë transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për garantimin e vazhdimësisë së përgatitjeve për zgjedhjet./e.s

Të fundit

LaCivita-demokratëve: Ju rrëzuat monumentin e Stalinit, tani duhet të rrëzoni Edi Ramën

Chris LaCivita: Disa miq tëmi në SHBA po festojnë një ditëlindje të rëndësishme sot. Suzi gëzuar ditëlindjen. Jam shumë...

LDK denoncon Vetëvendosjen dhe gjithë ish-ministrat për keqpërdorim të pozitës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale të Republikës disa kallëzime penale, që akuzojnë partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Në këtë akuzë...

Zgjedhja e Papës së ri të Vatikanit, mijëra besimtarë festojnë në Sheshin e Shën Pjetrit

Festimet kanë filluar në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi tymi i bardhë u ngrit nga Kapela Sistine dhe kambanat e Shën Pjetrit ranë duke...

Zgjidhja e Papës!/ Çfarë pritet të ndodhë pas shfaqjes së tymit të bardhë

Por, çfarë ndodh pas këtij njoftimi të shumë pritur nga mijëra besimtarë në të gjithë botën? Pasi një kardinal ka arritur 89 vota, që janë...

Takimi përmbyllës i PD në Shkodër/ Krah Berishës shfaqet LaCivita dhe Paul Manafort

Partia Demokratike dhe koalicioni “PD-ASHM” po zhvillojnë sot në Shkodër takimin përmbyllës të fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të 5 majit. Në krah të...

Lajme të tjera

Web TV