Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim.
Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e Serbisë është bërë në vitin 2012, ajo nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. Në vitin 2014 kanë nisur negociatat dhe deri më tani janë hapur 22 nga 35 kapituj.
Ndërkohë Serbia nuk ka arritur të harmonizoje politikën e jashtme në përputhje me politikën e BE-së si dhe dialogun me Kosovën, të zbatojë reformat thelbësore të grupit të parë, të tregojë vullnet të fortë politik e angazhim për hyrjen në BE e mbi të gjitha të tregojë që është e orientuar drejt BE-së.
Nuk duhet anashkaluar fakti që Serbia ka ndikim në stabilitetin e Ballkanit dhe duhet të gëzojë raporte të fqinjësisë së mirë.
Në politikën e jashtme ajo nuk është bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë e Bjellorurusisë.
Situata politike në Serbi është e komplikuar për momentin, ndërkohë që qytetarë të BE-së të cilët kanë vizituar Serbinë janë përzënë. Z. Tonino Picula raportues i raportit të BE-së për Serbinë deklaroi:
“Kriza e gjatë politike, e përkeqësuar nga mungesa e progresit në kriteret themelore si korrupsioni, sundimi i ligjit, liria dhe barazia, ka dëmtuar drejtpërdrejt progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Serbia po kërkon të përfitojë nga fondet evropiane duke lënë mënjanë vlerat tona themelore dhe orientimin tonë të orientuar drejt meritës, dhe progresi i Serbisë do të kishte një ndikim pozitiv në të dyja palët.”
Në këtë moment politik për Serbine, ka pengesa të mëdha për të kapërcyer, në drejtim të parimeve të BE-së, të sigurojë sundimin e ligjit, të marrë masa për luftën kundër korrupsionit, probleme me dialogun e brendshëm dhe vendosjen e dialogut me Kosovën.
Ka gjithashtu probleme me lirinë e mediave e pavarësinë e gjyqësorit.
Nderkohe qe Vuçiç luan nje politike mes Brukselit dhe Moskes. Tashme Vuçiç eshte nisur ne Moske per paraden e 9 Majit me ftese te Vladimir Putin .Po te henen nje delegacion i Serbise pritet te jete ne Bruksel !Çfare pritje duhet t’i rezervohet delegacionit te henen?!
Eshte e vertete qe Serbia se bashku me Frontex ka bere nje pune te mire ne drejtim te emigranteve te paligjshem.
Ndërkohë që do të duhet të respektojë pakicat hungareze në Vojvodinë dhe të njohë krimet e vitit 1990 të shkaktuara në Kroaci, që nuk i njeh.
Korrupsioni është kthyer në sistem dhe protestat kanë që në 1 nëntor të 2024 që kanë nisur dhe nuk ndalen. Këto protesta janë të ngjashme me protestat e vitit 1990. Studentët serbë me biçikleta mbërritën në Parlamentin e Strasburgut dhe këtë radhë do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ata nuk ishin një grup çiklistesh, por ishin studentë që protestuan dhe protesta e studentëve është protesta më e drejtë e mundshme e një vendi.
Vlerësohet pozitivisht zbatimi i marrëveshjes që u arrit në Samitin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor në Tirane, mbi uljet e tarifave të roamingut.
Në draft-raportin e miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme më 15 prill 2025, eurodeputetët theksuan se Serbia duhet të përmirësojë dialogun e saj të brendshëm politik dhe respektin për sundimin e ligjit, të prezantojë reforma kundër korrupsionit dhe të përputhet plotësisht me politikën e jashtme të BE-së. Eurodeputetet i bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës të përmiresojnë dialogun dhe të ndjekin rrugën e anëtarësimit në BE. Votimi i raportit për Serbinë ishte 419 vota pro, 113 kundra dhe 88 abstenim. Ky rezultat i jep Serbisë mundesinë për vazhdimin e punës drejt Bashkimit Europian. Ndërkohë që duhet të jetë në një vijë me politikën e parimet e BE-së dhe të shkëputet nga ndikimi i Rusisë dhe i Kinës.