Shqipëria në Bienalen e 19-të të Arkitekturës, Gonxhja: Tregues i transformimit tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, u përurua zyrtarisht sot (8 maj) çelja e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh.

“Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim”, shprehet ministri Gonxhja mes të tjerash. Ai e cilëson një moment të veçantë dhe dëshmi të transformimit të Shqipërisë, që po tërheq edhe arenën globale.

Postimi i ministrit Blendi Gonxhja:

“Shqipëria në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit dhe arkitekturës në botë!

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, përuruam zyrtarisht sot çeljen e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh. Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim”, shprehet ministri Gonxhja mes të tjerash.

Një moment i veçantë i përurimit ishte prania e disa prej emrave më të njohur të arkitekturës botërore si Bjarke Ingels, Winy Maas, si dhe përfaqësues të disa prej studiove më të njohura ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së vëmendjes që po tërheq Shqipëria në arenën globale.

Pjesëmarrja në këtë Bienale përfaqëson më shumë sesa një prezencë artistike, ajo është një dëshmi e transformimit të vërtetë që po ndodh në Shqipëri. Arkitektura po kthehet në një instrument zhvillimi, në një mjet ndërtimi identiteti, zhvillimi ekonomik, inovacioni urban dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Mirënjohje për bashkëpunimin Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT)!

Grupi i punës:

Drejtues i projektit: Alessandra Biscaro
Kurator: Anneke Abhelakh
Asistent Kurator: Eva Marie Pobeda Ferrand
Graphic Design: Linda van Deursen
Spatial Design: Samuela Hidri & Guust Selhorst
Koordinimi për Programin Publik: Adonel Myzyri & Andi Arifaj
Komunikimi: Wolfgang Hockenjos
Filmi: Konstantin Konopinski në bashkëpunim me Anneke Abhelakh

Lexo edhe :  “Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Pavijoni shqiptar do të jetë i hapur për publikun nga data 10 maj deri më 23 nëntor 2025. Ju mirëpresim!” m.p.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV