“Si e premtoni BE-në kur s’e keni në dorë?!”/ Rama: Janë të gjithë në një linjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e Top Story, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në dorën e qeverisë shqiptare.

Rama iu përgjigj pyetjes së adresuar nga panelistët dhe moderatorja Grida Duma dhe sipas tij, të gjitha vendet anëtarë të Unionit kanë shprehur mbështetjen për Shqipërinë.

BE ka vendosur të hape derën, na kanë vënë përpara mbi 250 mijë faqe dhe na thonë jemi gati me hu t’i mbyllim këto negociata brenda 2027 që Shqipëria të përparojë dhe t’i zbatojë dhe në fund të 2027 të thonë ne e mbaruam. Unë po them duhet të mobilizohemi që këtë gjë ta bëjmë. Të mbarosh negociatat, është dhënë mbështetja nga gjitha vendet anëtare”-tha Rama.

Rama tha se besimi te Shqipëria është rritur  dhe të gjitha kushtet e vendosura nga BE do të plotësohen në mënyrë që negociatat të mbyllen brenda 2027-tës.

Ka shumë besim te Shqipëria, shumë respekt, vlerësim për Shqipërinë, jo pëe flamurin kuqezi, por Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë. Me këto parametra japin mbështetje. Kalendari i ka të ndara dhe ideja është të mbyllen të gjitha brenda 2027. Mbështetja është absolute janë të gjithë në një linjë”-tha Rama./E.T

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV