Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës! Arrestohen dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë, nëpërmjet postës me qëllim shitjen.

Në pranga kanë rënë shtetasit Kevin Qorpasha,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia bën me dije se dy të rinjtë u kapën, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë.

“Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,f inalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë, menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri”, njoftojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.

U kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë,vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike. Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

Lexo edhe :  Shkodër, Berisha sulmon Shehajn dhe Doshin: Janë vegla të Ramës, mos i votoni!

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Kevin Qorpasha.,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./e.s

Të fundit

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre,...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Rrëfehet Celibashi: Procesi i numërimit, antinjerëzor. Çfarë do dryshoja për të ardhmen

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV