Zgjedhjet, ky është parashikimi i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, “Fjala.al” përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin:

SHKODRA – PS do të fitojë 4 mandate, një më shumë se në 2021. Faktori Benet Beci dhe angazhimi i Agron Çelës me socialistët duke kandiduar me të bijën pritet t’i shtojnë një mandat Edi Ramës. PD do të ruajë 5 mandatet e saj, ashtu si PSD 2.

LEZHA – Nuk presim të ketë ndryshime. PD do të fitojë 4 mandate, kurse PS 3. Partitë e reja do ta kenë thuajse të pamundur të fitojnë mandat në këtë qark. Ekziston një mundësi që demokratët të rriten me numër votash, por pa thelluar diferencën.

KUKËSI – Edhe pse PSD pretendon se mund të fitojë një mandat në këtë qark, nuk priten ndryshime. PD do të fitojë 2, PS 1.

DIBRA – PS presim të bëjë një përmbysje të rezultatit të 2021, duke fituar 3 mandate. PD do të zbresë në 2. Demokratët e pranojnë në heshtje se kanë humbur terren në Dibër.

TIRANA – Si më i madhi në vend dhe me disa parti të reja me potencial, ky qark është më i vështiri për t’u parashikuar. PS presim të ruajë 18 mandatet e saj, kurse PD mund të zbresë në 13. “Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” mund të fitojnë nga 2 mandate, kurse “Lëvizja Bashkë” 1. PSD me siguri do të ruajë mandatin e vitit 2021.

DURRËSI – Partitë e reja presim të marrin shumë vota në këtë qark. “Mundësia” ose “Shqipëria Bëhet” kanë shanse reale për të fituar 1 mandat. Se cila ia del, kjo është shumë e vështirë të parashikohet, por ajo që kuptohet është se do t’i heqin një mandat PD-së. PS pritet të ruajë 8 mandatet e vitit 2021. Pra, PS 8, PD 5, Lapaj ose Shehaj 1.

Lexo edhe :  Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

ELBASANI – Nuk presim surpriza nga PD. Socialistët pritet të ruajnë 8 mandatet e 2021, kurse demokratët të humbasin një (5). “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet” janë në garë për mandatin e 14-të të këtij qarku.

FIER – PS ka disa muaj që deklaron se në këtë qark do të shtojë numrin e mandateve. Diaspora pritet të luajë një rol të fuqishëm te rezultati final. PS mund të marrë 10 mandate, PD 5 dhe një parti e re 1. Me shumë mundësi, mandatin e fundit do ta marrë “Shqipëria Bëhet”.

BERATI – Edhe pse PD dhe PL këtë herë garojnë në një listë të përbashkët, vështirë se mund ta ngushtojnë diferencën me socialistët. PS do të marrë 5 mandate, PD 2.

KORÇA – PD aktualisht duket dobët në qarkun juglindor. Nga 10 mandate gjithsej, PS do të fitojë 6 dhe PD 4. Kujtojmë se ky qark ka një mandat më pak se në vitin 2021.

VLORA – Edhe pse PS pretendon rritje, presim që socialistët të ruajnë 8 mandatet e tyre, ashtu si PD 4. Partitë e reja do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë mbi 8500 vota në këtë qark.

GJIROKASTRA – Asnjë ndryshim nga rezultati i vitit 2021. PS do të fitojë 3 mandate, PD 1. Duket mision i pamundur që demokratët të barazojnë.

Rezultati total: PS 77, PD 52, PSD 3, SHB 3-5, PM 2-4 dhe LB 1.

Të fundit

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Lajme të tjera

Web TV