Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë kryeministrin Edi Rama, atë që sipas tij Zoti e ka zbritur në tokë për të ndryshuar Shqipërinë.
Socialisti thotë se strategu i fitores së tyre është vetë kryeministri Rama, i cili me punë ka arritur që ta ndryshojë vendin tonë.
Ndërkohë që kjo fjalë e Bullarit është përshëndetur e duartrokitur nga të gjithë simpatizantët e mbledhur.
“Cërriku e ka ndarë mendjen, voton numrin 5, voton strategun tonë Edi Rama që Zoti na e zbriti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t’ia ndryshuar pamjen Shqipërisë sonë”, tha ai. m.p.