KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili subjekt politik i ka porositur ato. Ky vendim, i cili mban datën e djeshme 8 maj 2025, vlen për të gjitha radiot dhe televizionet, qofshin ato private apo publike, dhe hyn në fuqi menjëherë.

Sipas KQZ-së, çdo spot apo reklamë elektorale duhet të tregojë qartë se cilës partie apo kandidati i përket, në të kundërt, transmetimi i saj është i ndaluar me ligj.

Palët që nuk janë dakord me këtë vendim, kanë të drejtë të ankimojnë brenda tri ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

“KQZ vendos ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit në të gjitha radiot dhe televizionet private si dhe radiotelevizionin publik të spoteve/reklamave që nuk identifikojnë qartë subjektin zgjedhor porositës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e KQZ-së, konfirmon A2 CNN.

Vendimi i Celibashit erdhi pas transmetimit të spotit elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili deformonte spotin elektoral të PD-së, raporton A2 CNN.

Kjo masë, sipas KQZ-së, bazohet në nenet e Kodit Zgjedhor dhe ka për qëllim të garantojë transparencë gjatë fushatës elektorale./e.s

Të fundit

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV