Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ra në 4.02%, nga 4.06% që kishte qenë muajin e kaluar. Me bazë vjetore, raporti i kredive me probleme ka rënë me më shumë se 0.6 pikë përqindje. Treguesi i kredive me probleme ka arritur gjithashtu një nivel të ri minimnal për 17 vitet e fundit.

Tremujori i parë i vitit 2025 ka shfaqur tendenca të ngjashme me vitin e kaluar, i karakterizuar nga një rritje me ritme të shpejta e kreditimit dhe një rënie paralele e treguesit të kredive me probleme.

Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 865 miliardë lekëve,

në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kredisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme. Sidoqoftë, duke patur parasysh ritmet relativisht të larta të rritjes të portofolit në tërësi, kreditë me probleme, të shprehura në vlerë absolute, kanë pësuar ndryshime të vogla dhe vlerësohen në rreth 34.8 miliardë lekë, me një rënie të vogël prej 1.7% krahasuar me një vit më parë.

Ecuria pak a shumë e stabilizuar e kredive me probleme dëshmohet edhe nga vlerat e ulëta të shpenzimeve të bankave për fondin rezervë të kredive me probleme, megjithëse ato pësuan një rritje të lehtë në tremujorin e parë. Për këtë periudhë, vlera e provigjioneve për kreditë ishte 933 milionë lekë, vlerë kjo 10% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 8.5 miliardë lekë, 10% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e fitimit është kryesisht rezultat i rënies së normave të interesit dhe I tkurrjes së të ardhurave neto nga interesat.

Lexo edhe :  Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Cilësia e aktiveve të sektorit bankar po vazhdon të përmirësohet lehtë dhe gradualisht, por rritja e shpejtë e portofolit të kredisë në viett e fundit ka rritur shqetësimin e Bankës së Shqipërisë, të lidhur sidomos me segmentin e pasurive të paluajtshme. Pasi vitin e kaluar vendosi shtesa të posaçme kundërciklike të kapitalit, me qëllim ngadalësimin e rritjes së kreditimit, këtë vit Banka Qendrore ka kaluar në masa më të drejtpërdrejta. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës miratoi ndryshime në rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë, duke vendosur nivele tavan të kredisë ndaj çmimit të të blerjes së banesës së financuar, si edhe për vlerën e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave totale të huamarrësve./ Monitor/e.s

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV