Papa Leo XIV kthehet në pallatin ku jetonte, përshëndet njerëzit dhe bën fotografi me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Prevost ka bërë daljen e tij të parë surprizë: ai u kthye për të përshëndetur njerëzit në Palazzo del Sant’Uffizio ku jetonte. Papa Leo XIV është rikthyer kështu në vendin ku jeton që nga viti 2023, në Pallatin e Zyrës së Shenjtë.

Ai përshëndeti njerëzit në oborr, lejoi të fotografohej me ta dhe në fund u dha të gjithëve një bekim të thjeshtë.

Prej pasdites së djeshme, datë 8 Maj, ish- kardinali Robert Prevost është zgjedhur Papa i ri i Vatikanit. Kur ai doli në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit të enjten, ai tronditi botën. Për aq kohë sa dikush mund të kujtojë, është pranuar që një konklavë kardinalësh nuk do të zgjidhte kurrë një amerikan, raportojnë mediat amerikane.

Por kush është Papa Leo XIV (Robert Francis Prevost), Papa i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari nga Amerika e Veriut

Robert Francis Prevost lindi më 14 shtator 1955 në Çikago, SHBA, nga një baba me origjinë franceze-kanadeze dhe një nënë me rrënjë spanjolle. Ai studioi matematikë në Universitetin Villanova dhe më pas teologji në Catholic Theological Union në Çikago. Në vitin 1977, u bashkua me Urdhrin e Shën Augustinit dhe u shugurua prift në vitin 1982.

Në vitin 1985, Prevost filloi misionin e tij në Peru, ku shërbeu si kancelar i prelaturës së Chulucanas dhe më pas si drejtues i seminarit augustinian në Trujillo për një dekadë. Për kontributin e tij, ai mori shtetësinë peruane në vitin 2015 .

Nga viti 2001 deri në 2013, Prevost shërbeu si prior i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit. Në vitin 2014, u emërua administrator apostolik i dioqezës së Chiclayo në Peru dhe më pas u bë ipeshkëv i saj në vitin 2015. Në vitin 2023, Papa Françesku e emëroi si prefekt të Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe president të Komisionit Papnor për Amerikën Latine .

Lexo edhe :  VIDEO: Kandidati i Berishës shoqërohet në polici, kundërshtoi efektivët

Dhe dje, më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesku më 21 prill 2025, konklava e 133 kardinalëve zgjodhi Prevost si Papë në ditën e dytë të votimit. Ai mori emrin Leoni XIV, duke u bërë Papa i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari nga Amerika e Veriut./e.s

Të fundit

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin,...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Libri “Kur sunduesit grinden”, dëshmi e madhështisë së Ismail Kadaresë

Shpendi Topollaj Pasi e lexova me një kënaqësi të madhe deri në mahnitje librin e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, e kuptova se sa e...

Lajme të tjera

Web TV