PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të fortë drejtuar diasporës shqiptare.

Ai e ka cilësuar pjesëmarrjen e emigrantëve në votim si një mundësi historike për t’i shërbyer vendit, duke theksuar se 11 maji është një ditë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë.

Berisha ka denoncuar gjithashtu parregullsitë në procesin e votimit me postë në disa shtete, por ka apeluar që
kjo të mos dekurajojë diasporën, përkundrazi, t’i motivojë ata të udhëtojnë dhe të votojnë fizikisht në vendlindje.

“Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale.
Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.
11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.
Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.

Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit”, tha ai./e.s

Të fundit

Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11...

“Tirona ha buk veç”/ Rama: Në kryeqytet marrim 20 mandate

Partia Socialiste në qarkun e Tiranës do të marrë 20 mandate deputeti. Ky ishte projeksioni i kryesocialistit Edi Rama, i cili tha se Tirana është...

“Më e pakta 78 mandate”/ Rama ‘zbërthen’ projeksionet, Dibra vulos fitoren më 11 maj

Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën...

Mbi 500 qytetarë në takimin përmbyllës të Ardit Bidos në Sarandë

Mbi 500 qytetarë u mblodhën sot në Sarandë, në takimin përmbyllës elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Ardit Bido. Takimi...

Jo vetëm karriget bosh/Rama e mund Berishën dhe live! PS 32 mijë ndjekës, PD vetëm 2 mijë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV