Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë, të kryera në zonat rurale.

Partia Demokratike kërkon reagim nga KQZ-ja me akuzat se qeveria ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe barazinë në garën e zgjedhjeve të 11 majit.

Deklarata e plote:

Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.
Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.
Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!
Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?
Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.
Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.
Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.
Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd./e.t

Të fundit

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, raportohen 20 viktima

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një kafene të njohur, e cila...

Elbasani, qyteti i festave tradicionale/ Bashkia promotore e jetës artistike

Nga ARTUR  AJAZI “Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”. Kështu u shpreh Gledian Llatja...

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët...

Milionerë për pak orë/ Mijëra norvegjezë të bindur se fituan lotarinë

Që nga krijimi i saj në vitin 2012, Eurojackpot ka qenë mjaft i suksesshëm, veçanërisht në Skandinavi. Çdo javë shortet mbahen në Helsinki dhe çmimi më...

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira...

Lajme të tjera

Web TV