Sfida e TikTok-ut i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/Familjarët kërkojnë drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e 20 janarit të vitit të shkuar, ka shtypur me makinë Lorenzo Pjetrushin, i cili gjatë ngjarjes së rëndë ishte në kafanon e makinës në lëvizje të autorit.

Ngjarja ka ndodhur në një parking afër fushave të sportit në Cimadolmo, Itali. Viktima, i cili i përkiste moshës 19-vjeçare, humbi jetë rreth nëntë ditë me vonë në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovaçajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave ka deklaruar në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës. Bëhet me dije se të gjithë po udhëtonin me makinën e Kovaçajt ku më vonë kishin planifikuar të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte ndezur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano. Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina. Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

“Duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si i riu humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje./e.s

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV