Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Votoni vetëm PS dhe Edi Ramën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkon qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot.

Ai nënvizon se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.”

Ai e mbyll statusin e tij me një ftesë për të votuar këtë të dielë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që Shqipëria të vijojë të ecë përpara.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,

Kur shoh sot Giro d’Italia që organizohet në Shqipëri, e që sot pasdite mbërrin në Tiranë, më kujtohet ajo Shqipëria e Tirana gri, pa parqe, pa rrugë, pa vizion, pa dinjitet, ku as nuk ecje dot me biçikletë, jo më të organizohej një event me përmasa botërore si ky.

Dhe ndihem realisht krenar – jo për vete, por për Tiranën tonë që sot është e gjelbër, gumëzhin nga energjia e puna, ka shkolla e parqe e rrugë e mundësi për qytetarët, si një qytet i vërtetë europian. Ndihem krenar për Shqipërinë tonë që jo vetëm është transformuar në mënyrë dramatike, aq sa duket si një vend tjetër nga ai që kishim deri dje, por po ecën me një ritëm marramendës drejt Europës që kemi ëndërruar aq gjatë.

Lexo edhe :  Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin

Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku. Por, edhe në distancë, nuk mund të mos ju bëj një thirrje nga zemra:

Të dielën, kur të shkoni për të votuar, kur të merrni në dorë fletën e votimit e shihni aty listën e partive e kandidatëve, ndaluni një çast e kujtoni pak si ishte Tirana dhe si është sot. Kujtoni si ishte Shqipëria dhe çfarë është bërë. Kujtoni kush janë ata që e sollën këtë ndryshim dhe kush janë ata që duan ta kthejnë pas.

Një votë për Saliun & Co do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar, të ardhmes europiane të fëmijëve tanë.
Por nuk duhet të jetë frika nga ajo turmë zullumqare arsyeja për të bërë zgjedhjen e drejtë në 11 maj. Vota juaj në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD. Vota juaj duhet të jetë një votë për punën, për shpresën, për transformimin. Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.

Ka vetëm një ekip në fushë që meriton sot besimin tuaj. Prandaj, me gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time, ju ftoj:
Votoni Partinë Socialiste. Votoni Edi Ramën. Votoni Shqipërinë që ecën përpara!/e.t

Të fundit

Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike. Gjithashtu efektivët...

Ahmet Kalaja nën akuzë për pengim të drejtësisë: Rrezikon 3 vite heqje lirie

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin...

Franca fiton finalen e vogël të Nations League, Gjermania nuk ka mbrojtje

Gjermania dhe Franca u përballën në finalen e "vogël" për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, në sfidën e luajtur në "MHPArena", Stuttgart....

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet në Bizë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”. Ministri Vengu u...

Britania ka përshkallëzuar garën bërthamore globale – dhe po na afron me armagedonin

Simon Tisdall Planet e qeverisë së Keir Starmer për të modernizuar dhe ndoshta zgjeruar arsenalin bërthamor të Britanisë, të zbuluara në rishikimin strategjik të mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV