Armina Mevlani del publikisht krah vjehrrit të saj, blogerja bën thirrje për ndryshim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është njëherësh edhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qëndruar larg vëmendjes politike dhe kjo jo pa arsye. Megjithatë, teksa ndodhemi vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë, as Armina nuk qëndroi e heshtur.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram, si rrallë herë, blogerja ka bërë deklarata politike. Ajo sqaron për ndjekësit e saj, se këtë herë, e sheh të nevojshme përshirjen e saj, pasi siç thekson ajo, duhet vërtetë të bëhet një ndryshim i madh.

Duke theksuar që nuk është e ndikuar politikisht, Armina ‘akuzon’ qeverinë aktuale, që sipas saj, nuk ka bërë ndryshimet e nevojshme në vend për të mbajtur njerëzit, të rinjtë kryesisht në vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat e tyre. Lidhur me këtë, blogerja bën thirrje që të dalin të gjithë në votime më 11 maj, të votojnë për ndryshimin.

Postimi i Arminës:

Të dashur miq që më ndiqni në rrjete sociale, por jo vetëm. Unë me ju ndaj lifestyle, art, modën, gjërat që mua më pëlqejnë, se unë kam zgjedhur të jetë kështu.

Nuk kam zgjedhur të bëj deklarata politike, jo se nuk më intereson politika, jo sepse i trembem ndoshta sulmeve që më janë bërë shumë shpesh edhe në formë të padrejtë, por sepse kjo ka qenë zgjedhja ime personale, por tani jam këtu sepse vërtetë duhet të bëhet një ndryshim shumë i madh dhe këtë gjë e them nga zemra, nuk e them aspak e ndikuar politikisht.

Duhet të bëhet një ndryshim shumë i madh në vendin tonë, ka ardhur momenti. Qeveria aktuale prej 12 vitesh ka patur mundësinë që të bëjë ndryshime shumë të mëdha dhe unë i referohem përshembull rinisë, brezit tim ku unë kam qenë pjesë e një grup shumë të madh shoqërorë, të cilët të gjithë kanë qenë të shkolluar, me shkolla të mrekullueshme, të përgatitur, kanë ardhur në vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat se kanë familjen, kanë dashur që të bëjnë diçka më të mirë, por këto ëndrra janë sfumuar. Janë sfumuar sepse qeveria aktuale ka dështuar që të mbajë premtimet dhe që rininë të mbajë këtu.

Në këto 12 vjet janë larguar 1 milionë njerëz për të cilët mua më ka ardhur shumë keq sepse sa herë jemi nëpër tavolina dhe diskutojmë që miqtë tonë janë larguar në Amerikë apo dikur tjetër për t’i realizuar këto ëndrra. Dhe unë nuk e pranoj që kjo është alternativa e vetme që në kemi, largimi. Të rinjtë duhet të qëndrojnë këtu, familjet duhet të qëndrojnë bashkuar, të gjithë duhet të marrim atë që ne meritojmë vërtetë sepse shqiptarët janë njerëz të fortë, kanë ambicie dhe e di që janë shumë punëtorë.

Duhet të marrin atë që meritojnë, kështu që unë iu ftoj që në datë 11 maj mos të injorojmë faktin që ky ndryshim duhet të vijë, dhe të votojmë për ndryshimin. Të ngrihemi të gjithë që të votojmë. Dhe e bëj këtë thirrje për t’iu referuar rinisë që e di që mund ta shmangin procesin e votimit.

Më datë 11 maj mos harroni votoni ndryshimin./e.s

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV