Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes (9 Maj) ndaluan në Maqellarë automjetet ku udhëtonin sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe biznesmeni Fiqiri Pali

Blutë referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjunkshin, 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Policia është informuar nga Xhemal Gjunkshi se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, ka kryer veprimet e duhura hetimore. m.p.

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV