Eksperti i punësimit: Profesionet që iu paguajnë më mirë sot janë këto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka zbuluar se cilat janë punët më të paguara sot.

“Thirrjet më të mëdha janë drejt profesioneve, drejt aftësive profesionale, sepse aty tregu ka më shumë vështirëse për gjetjen e punonjësve. Mendoj se të gjithë të rinjtë, ata që akoma nuk e kanë nisur një arsim të caktuar, do të duhet të orientohen me patjetër drejt arsimit profesional, pasi garanton një punësim të menjëhershëm. Dhe flasim për aftësi profesionale, të cilat janë të mirëpaguara, nuk janë më aftësi profesionale të cilat të sigurojnë një rrogë bazike, apo një rrogë minimale”, tha Xhihani.

Sipas tij, nevoja e tregut për elektriçistë, për hidraulikë, e bën një profesion aq të paguar, sa ndoshta ti mund edhe ta paguash më tepër, por nuk e gjen aktualisht në treg, apo ke vështirësi ta gjesh.

“Sektori tjetër që ka pasur një rritje të paimagjinueshme në tre vitet e fundit, është sektori i turizmit dhe aty duhen profesionistë. Por sektori i turizmit nuk ka nevojë vetëm për pastrues apo kamerierë e banakierë, kemi kuzhinën që është shumë e mirëpaguar, kemi guida apo shërbime të tjera. Kështu që janë disa profesione, që nuk të garantojnë menjëherë pagën marramendëse, por të japin dhe kënaqësi që të punosh në këto sektore. Shqipëria ka fatin e mirë që ka një sezon shumë të zgjatur aktualisht, po kombinohet gjithashtu dhe me turizme të tjera, siç është turizmi malor apo agroturizmi, të cilët e bëjnë Shqipërinë një potencial për t’u ofruar turistëve të mira apo argëtime, gjatë gjithë harkut të vitit. Kështu që nuk është më një punësim sezonal, siç ishte deri më herët, ku ata që angazhoheshin me punësim në turizëm, gjenin punë për tre muaj dhe pastaj duhet të rifillonin prapë kërkimin për t’u punësuar. Ka pasur shumë kërkesa për sa i përket dhe teknologjisë dhe informatikës, pasi po bëhen shumë investime edhe në këtë sektor, ka rritje. Në mos gaboj, pritet të hapet dhe një park teknologjik në Durrës, për t’i dhënë një zhvillim një rrethi tjetër përveç Tiranës, pasi e shikoj që çdo gjë po përqëndrohet në Tiranë”, tha eskperti i punësimit./e.s

Të fundit

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo,...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend. Ai ka...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Lajme të tjera

Web TV