PS Mat denoncoi pak minuta më parë pranë KZAZ 16 caktimin nga ana e PD të disa komisionerëve të qendrave të votimit.
Sipas tyre, këta komisionerë janë me precedentë penal dhe të dënuar nga organet e drejtësisë.
U kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga komisionet si dhe procedimi për deklarim të rreme.
PS Mat u bën thirrje strukturave shtetërore të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë personat problematikë me ligjin. m.p.