Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me etiketimet e bufit dhe kënetës, ndërsa bëri thirrje për të votuar PS-në për ta çuar vendin sipas tij në BE. Nga ana tjetër, Berisha shprehu bindje në fitoren e opozitës, duke përmendur pjesët kryesore të programit që përfitojnë nga i sapolinduri deri tek pensionisti. Nga sot nis heshtja zgjedhore, për t’ia lënë në duar qytetarëve verdiktin përfundimtar.

Me fjalime të forta për fitore të padiskutueshme dhe me theks të veçantë te rruga europiane e vendit, Edi Rama dhe Sali Berisha mbyllën fushatat e tyre elektorale, duke hyrë sot në heshtje zgjedhore përpara votimit vendimtar të 11 majit. Të dy liderët u shfaqën të bindur se rezultati do të jetë në anën e tyre, ndërsa i paraqitën qytetarëve versionin e tyre të së ardhmes europiane të Shqipërisë. Në një mbrëmje simbolike, në Ditën e Europës, Kryeministri Rama tha: “Nuk ka rastësi që jemi këtu më 9 maj për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të firmosur marrëveshjen europiane, për Shqipërinë në BE,” tha ai, duke e përshkruar këtë moment si kulmin e një udhëtimi 11-vjeçar që ka nxjerrë vendin nga “gërmadhat e viteve ’90” drejt një kapitulli të ri europian. Ndërkohë, Sali Berisha, nga Bulevardi i falënderoi mbështetësit dhe shpalosi bindjen se Aleanca për Shpresë dhe Mundësi do të vijë në pushtet. “Mirënjohje të pakufishme për rikthimin e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në qeverisje. Do të bëjmë Shqipërinë eksportuese me ndihmën e Gjermanisë, do të rindërtojmë marrëdhëniet me SHBA dhe Donald Trump,” tha Berisha, duke sulmuar ashpër kundërshtarin politik dhe premtuar ndryshim të thellë. Fushata është mbyllur, por gara sapo nis. Të dielëm më 11 maj, qytetarët do të vendosin nëse rruga drejt Europës do të vazhdojë me Edi Ramën apo do të marrë një kthesë të re me rikthimin e Sali Berishës.

Edi Rama
Në mbyllje të fushatës së PS në Tiranë, Kryeministri Edi Rama i foli qytetarëve me një fjalim emocional që ndërthurte bilancin e 11 viteve qeverisje me aspiratën për një kapitull të ri europian. “Një pyetje kam: E keni seriozisht që doni të dëgjoni një fjalim timin tani?”, tha Rama me ironi në nisje të fjalës. “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë. E nxorëm nga gërmadhat e viteve ’90 dhe më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë.” , tha Rama. Ai shtoi se mbyllja e fushatës në 9 maj, Ditën e Europës, nuk ishte rastësi: “Nuk besoj te rastësitë. Nuk është rastësi që jemi këtu në 9 maj për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve, për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë në Bashkimin Europian.” Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë. “Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri.”, tha Rama. Të pranishëm në ngjarjen përmbyllëse janë kandidatët e PS për Tiranën në zgjedhjet e përgjithshme, të cilët takuan mbështetësit dhe njëri-tjetrin. Mitingu nisi me tingujt e muzikës, që sollën atmosferë festive, ndërsa më pas këngëtarja Elvana Gjata performoi disa nga hitet e saj për të ngjallur entuziazmin e turmës.

Lexo edhe :  Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Sali Berisha
Në mbyllje të fushatës elektorale, Partia Demokratike zhvilloi një miting të madh në Bulevardin e Ri në Tiranë, ku lideri historik Sali Berisha i drejtoi falënderime dhe mirënjohje mbështetësve të tij, duke shprehur bindjen se ASHM dhe PD do të rikthehen në pushtet. “Të dashur miq, në këtë mbyllje madhështore të fushatës tonë ju falënderoj pa fund. Mirënjohje të pakufishme për rikthimin e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës në qeverisje,” u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se synimi është një bashkëpunim i ngushtë me Gjermaninë për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues, me markën “Made in Albania”. Me tone të forta kundër kundërshtarit politik, Berisha u shpreh: “Në konferencën e parë të shtypit, Rama do t’i bjerë tavolinës jo me grusht, por me kokë.” Ai premtoi gjithashtu përmirësim të marrëdhënieve me SHBA dhe theksoi synimin për një aleancë të re me Donald Trump. Në këtë miting u shfaq edhe kryestrategu amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili mbajti një fjalim të fuqishëm në mbështetje të Berishës. “Pse të mos vendosni besimin tuaj te doktor Berisha, një mjek për të ardhmen tuaj, me një plan të vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit?”, tha ai. LaCivita theksoi se këto zgjedhje po ndiqen me interes nga ndërkombëtarët. “Vij te ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe një popull të shkëlqyer. E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje,” përfundoi ai.

Agron Shehaj
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një mesazh të qartë: “koha e pazareve politike ka mbaruar dhe Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë, të ndërtuar mbi punën e ndershme dhe jo mbi lidhjet me pushtetin”. Në një takim të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Shehaj theksoi se Partia Mundësia përfaqëson një vizion të ri, ku qytetarët nuk i shtrijnë më dorën zyrtarëve të korruptuar dhe nuk paguajnë taksa që nuk kthehen në shërbime. Duke bërë thirrje për të votuar numrin 10 në fletën e votimit, ai u shpreh se nga kjo votë do të nisë një kthesë e madhe për vendin. “Ky është momenti që të gjithë e kemi pritur. Është momenti i një Shqipërie që ecën përpara me forcat e veta, me punë të ndershme, jo me pazare, jo me ndërhyrje dhe jo me favore politike”, tha Shehaj.

Të fundit

Nga polemikat për biletat, tek politika, Duka i thotë të gjitha para ndeshjes me Serbinë

Pak ditë nga ndeshja e shumëpritur dhe shumëpërfolur e 7 qershorit ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare" të Tiranës, presidenti...

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës: Na duhet ndryshim radikal

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri në qeverinë “Rama”, Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës. Njoftimin e ka bërë vetë ish-zyrtarja e lartë, përmes...

Ekranet dëmtojnë fëmijët! Ka ardhur koha që prindërit të ndryshojnë qasje

Numri i fëmijëve me syze optike po shtohet dita ditës. Mjekët okulist fajësojnë për këtë rritje ekspozimin përpara ekraneve qoftë të telefonave smart phone...

Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të...

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali...

Lajme të tjera

Web TV