Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t’u bënte foto, jo si person i famshëm, por thjesht si një djalë që u duk i përshtatshëm për të shtypur butonin e aparatit.
Në videon e publikuar nga La Gazzetta dello Sport, shihet qartë se askush nga grupi nuk e njeh se bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe të përfaqësueses spanjolle. Kur njëra nga vajzat e pyet për emrin, ai përgjigjet thjesht dhe me buzëqeshje: “Ryan.”
Pas shkrepjes së fotos, dikush në grup fillon të dyshojë dhe pyet: “A nuk është Yamal?”
Kjo shkakton një reagim të menjëhershëm dhe gazmor te vajzar, të cilat nuk e fshihnin dot habinë dhe entuziazmin që një prej yjeve të futbollit europian ndodhej përpara tyre.
Ky moment, i cili është bërë viral, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përdoruesit kanë vlerësuar thjeshtësinë dhe përulësinë e sulmuesit, i cili, pavarësisht famës së madhe dhe presionit të madh të karrierës, duket se i merr gjërat me sportivitet dhe humor. m.p.