Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që të kryenin varrimin e të afëmes së tyre 63-vjeç.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi gjatë kësaj jave në Katjel, ku për dy ditë me radhë familjarëve të së ndjerës Sofie Doda, nuk iu lejua të kryenin varrimin e saj, për shkak të një vendimi të pleqësisë dhe një pjese të komunitetit që e konsideronin familjen e të ndjerës “jo autoktone”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në radhët e vetë komunitetit, të cilët kërkojnë ndalimin e praktikave diskriminuese dhe garantimin e barazisë për të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes.Pas kësaj situate Organizata “Drejtësi Sociale”, përmes përfaqësuesit të saj ligjor, avokat Gentian Serjani ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kundër kryeplakut.

Ai akuzohet për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të barabarta, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ngjarja ka sjellë në vëmendje nevojën për të adresuar trajtimin e pakicave në zonat rurale dhe respektimin e të drejtave bazë për çdo qytetar, pavarësisht prejardhjes etnike apo statusit shoqëror./e.s

Të fundit

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Lajme të tjera

Web TV