Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), Asambleja Parlamentare e OSBE-së (OSCE PA), Parlamenti Evropian, OSBE/ODIHR dhe Ambasada Amerikane, ka mësuar Albanian Post.

Në të gjithë vendin pritet të shpërndahen 500 vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa 1 mijë e 600 vëzhgues do të jenë vendas.

Ambasada amerikane

Diplomacia amerikane në Tiranë ka konfirmuar zyrtarisht praninë e saj në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve”, deklaroi për Albanian Post një zyrtar i ambasadës.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në të cilat të gjithë qytetarët kanë një zë, janë thelbësore për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë”, shtoi ambasada amerikane.

Komisioni Federal i Zgjedhjeve të SHBA-ve mohoi se do të vendoste një delegacion në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

“Nuk jam në dijeni të ndonjë plani që një përfaqësues i Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-ve të udhëtojë në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare këtë muaj. Megjithatë, mund të ketë agjenci ose zyrtarë të tjerë qeveritare të SHBA-ve që do të marrin pjesë”, pranoi një zyrtar amerikan i FEC-së për Albanian Post.

OSBE/ODIHR

Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ODIHR ka dërguar një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) për këto votime.

MVZ-ja e ODIHR-it, e kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier, përbëhet nga 12 ekspertë ndërkombëtarë me seli në Tiranë.

Përveç kësaj, 26 vëzhgues afatgjatë, nga 14 vende pjesëmarrëse, janë dërguar në të gjithë vendin nga 10 prilli.

Misioni do të vlerësojë zgjedhjet për përputhshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Vëzhguesit, në veçanti, do të shqyrtojnë kuadrin ligjor për dhe administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e kandidatëve, zhvillimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me zgjedhjet, rregullat e financimit të fushatës, si dhe mjedisin mediatik dhe mbulimin mediatik të zgjedhjeve.

Ata gjithashtu do të vlerësojnë se si janë zbatuar rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet.

ODIHR-i ka kërkuar që 300 vëzhgues afatshkurtër të vendosen menjëherë para zgjedhjeve të 11 majit.

Vëzhguesit afatshkurtër do të vendosen në të gjithë vendin në ekipe shumëkombëshe prej dy personash për të ndjekur hapjen e qendrave të votimit, votimin, numërimin e fletëvotimeve dhe nxjerrjen e rezultateve.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së

Rreth 100 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga 31 vende do të vendosen gjithashtu në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare, njoftoi institucioni përmes një deklarate zyrtare.

Lexo edhe :  Plas sherri në Pogradec/ Eksponenti i PD godet komisionerin e PS në qendrën e votimit

Koordinatorja Speciale dhe udhëheqësja e misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së do të jetë Farah Karimi, e cila shërben si Përfaqësuese Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Azinë Qendrore dhe Kryetare e Delegacionit të Holandës.

Më parë, ajo ka udhëhequr misione të tjera vëzhgimi zgjedhjesh të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, së fundi në Serbi në vitin 2023.

Kryetari i delegacionit të vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të jetë Björn Söder, i cili shërben si Kryetar i Delegacionit Suedez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Vëzhguesit do të informohen plotësisht nga përfaqësuesit e administratës zgjedhore dhe shoqërisë civile, kandidatët, përfaqësuesit e partive dhe ekspertët mbi situatën përpara zgjedhjeve, përpara se të shpërndahen në disa rajone të Shqipërisë për vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve.

Në një intervistë me Albanian Post, Karimi dhe Söder zbulojnë detajet e misionit të tyre për zgjedhjet të cilat po zhvillohen në “një kontekst historik”, referuar votës së diasporës.

“Prania jonë sinjalizon rëndësinë e transparencës zgjedhore dhe llogaridhënies demokratike, veçanërisht për vendet në rrugën e pranimit në BE si Shqipëria”, theksoi Farah Karimi në përgjigjet e saj.

Nga ana tjetër, Söder mendon se prania është “një demonstrim i solidaritetit ndërkombëtar dhe mbështetjes për rrugëtimin demokratik të Shqipërisë”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Një delegacion prej 21 anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga deputeti italian Simone Billi, do të angazohet për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Delegacioni ndërpartiak do të takohet me kandidatë ose përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhje, si dhe me krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organit kryesor antikorrupsion në Shqipëri, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 11 maj, vëren njoftimi zyrtar.

Dy anëtarë të Komisionit të Venecias – grupi i ekspertëve ligjorë të pavarur të Këshillit të Evropës – do të ofrojnë këshilla ligjore gjatë vizitës.

Parlamenti Evropian

Krahas misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR, PACE-ja dhe OSCE PA-ja, një delegacion do e ketë dhe Parlamenti Evropian.

Delegacioni për monitorimin e votimeve të 11 majit, drejtohet nga eurodeputeti gjerman Michael Gahler i CDU-së, pjesë e Partisë Popullore Evropiane.

Albanian Post ka mësuar gjithashtu se pjesë e përfaqësisë do jetë edhe raportuesi në Parlamentin Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, eurodeputeti grek Emmanouil Kefalogiannis, eurodeputetja portugeze Isabel Wiseler-Lima, eurodeputetja çeke Nikola Bartůšek dhe eurodeputeti italian Alberico Gambino.

Katër delegacionet do të publikojnë gjetjet e tyre paraprake në një konferencë të përbashkët për shtyp mesditën e 12 majit (orari pritet të konfirmohet)./e.t

Të fundit

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet...

Pse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Se kështu tha PD

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë. Ai tha...

Putin befason, kërkon bisedime direkte me Ukrainën. Zelensky: Fillimisht…

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka rënë dakord sot për të zhvilluar bisedime “të drejtpërdrejta” me Ukrainën më 15 maj, pas thirrjeve të udhëheqësve evropianë...

Numërohet kutia e parë me elektronikë në Vorë, PS kryeson

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste. Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179...

Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS që ai e cilëson ilegale...

Lajme të tjera

Web TV