11 maji, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri: Kush ia del?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

“Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar integrimin në BE”, ky është titulli i Reuters, ndërsa në artikull përmend faktin se kryesocialisti është favorit kundrejt rivalit Sali Berisha. Agjencia citon edhe sondazhet që e nxjerrin kryesocialistin fitues me deri në 50% të votave.

Agjencia e lajmeve përmend gjithashtu edhe performancën e mirë ekonomike, por ndalet gjithashtu edhe te akuzat për korrupsion.

“Sipas disa matjeve, Rama ka performuar mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe një bum turizmi, i tejkaloi vendet e tjera të Ballkanit, thotë Banka Botërore.”, thuhet në artikullin e Reuters.

Al Jazeera shkruan “Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste në pushtet që nga viti 2013, e ka pozicionuar veten si arkitekti i së ardhmes së Shqipërisë në BE. Ai është zotuar se vendi do t’i bashkohet bllokut deri në vitin 2030, duke përsëritur premtimin në tubimin e tij të fundit: “Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”.

Al Jazeera përmend gjithashtu se Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për shkak të akuzave për korrupsion. Ndalet edhe te përpjekja e Berishës pët të tërhequr elektorat me Chris LaCivitën.

“Partia Demokratike solli strategun politik amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën e vitit 2024 të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një përpjekje për të mprehur mesazhin e tyre.”

Washington Post i ka kushtuar gjithashtu një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. Përveç premtimeve elektorale të të dyja partive, media amerikane ndalet edhe te korrupsioni ndërsa përmend se kryedemokrati është vetë nën hetim për korrupsion.

Lexo edhe :  45-vjeçari në Tiranë dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

“Vetë Berisha është akuzuar për korrupsion dhe është në pritje të gjyqit. Në vitin 2021, qeveria amerikane ia ndaloi atij dhe të afërmve të tij të ngushtë hyrjen në vend për shkak të dyshimeve për korrupsion. Mbretëria e Bashkuar ndoqi shembullin në vitin 2022.”, thuhet në artikull.

Gazeta amerikane ndalet edhe te termat e përdorura gjatë fushatës.

“Rama e përshkroi Berishën si një “buf kënete” – një metaforë për korrupsion – ndërsa Berisha e quajti Ramën një “kryegangster”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Euronews e nis artikullin me epërsinë që ka Rama në sondazhe.

“Sondazhet tregojnë se Rama, i cili ka premtuar anëtarësim në BE në pesë vitet e ardhshme, ka një epërsi të madhe ndaj rivalit të tij të vjetër Sali Berishës, i cili është dobësuar nga një hetim për korrupsion.” m.p.

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV