Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

Së bashku me të është arrestuar edhe Amarildo Jushi.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Mirditë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Lexo edhe :  Konservatori Karol Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Media britanike: Shqipëria do të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së...

Ish-deputeti demokrat: Berisha të hapë krahun, e mbështesin vetëm fanatikët ekstremë

Pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat sollën një tjetër humbje të thellë për opozitën, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kontestuar rezultatin...

Me sportivitet para Serbisë, çunat e Kombëtares shfaqen duke luajtur…… me letta

Shqipëria do të përballet më 7 qershor me Serbinë në kuadër të fazës së grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë sot kanë nisur zyrtarisht...

Ministria e Kulturës nis dëgjesat me profesionistët e filmit, Gonxhja: Koha për reformë!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nisur një proces gjithëpërfshirës dëgjese me aktorët kryesorë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, në një përpjekje...

Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama

Nga Myslim Murrizi Meqenese kisha kohe po i hidhja nje sy pothuajse te gjitha votave preferenciale neper njesi te ndryshme administrative te Qarkut Tirane Po mar...

Lajme të tjera

Web TV